Ditën e djeshme këngëtari dhe kantautori i famshëm Flor Mumajesi prezantoi në "Kënga Magjike" baladën e tij "Plas". Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe të shumtë ishin ata që e duartrokitën Florin për tekstin e ndjerë.

Përveç prezantimit të këngës, këngëtari për herë të parë i është përgjigjur disa pyetjeve, duke i dhënë fund lajmeve të rrema që kanë qarkulluar së fundmi në media për të. Flori sqaroi se nuk është ai babai i fëmijës që pret pornostarja e njohur dhe madje rrëfeu se nuk ka asnjë sëmundje në mëlçi, siç u pretendua disa kohë më parë.

Ndër të tjera ai zbuloi se ka qenë vetëm një herë në jetë i dashuruar dhe se vajza në fjalë nuk ka qenë pjesë e showbizit.

“Nuk kam lënë askënd shtatzënë, jam shëndoshë e mirë dhe për sa i përket dedikimeve, nuk është ashtu si e mendoni. Fare. Ta them njëherë e mirë, përgjigja ime është po, kam rënë në dashuri një herë të vërtetë. Besoj se njeriu një herë dashuron në jetë. Po kam dashuruar dhe nuk ka të bëjë fare me shoëbiz-in. Jeta ime s’ka filluar dje a pardje dhe nuk mbaron sot. Falë disa njerëzve që kam takuar në jetë, më është dashur të ndërtoj mure, që të mos më thyhet më besimi. Janë mure me themele të fortë. Unë vazhdoj të besoj, edhe pse jam zhgënjyer. Ndonjëherë mendoj se është mirë të kesh mure”, ka përfunduar Flori.




