Baby G është një nga këngëtaret më të komentuara të momentit në media. Ajo ka marrë vëmendjen e të gjithëve që pasi pak ditë më parë qarkulloi lajmi se ishte arrestuar nga policia dhe më pas ishte shtruar në psikiatri për shkak të mbidozës.

Këtë lajm ajo e hodhi poshtë nëpërmjet disa videove në Instagram ku mohoi që të jetë shtruar në psikiatri, mirëpo menjëherë pasi ajo e mohoi në media qarkulloi kartela e saj e spitalit.

Siç duket këngëtarja ka vendosur të hedh pas krahëve skandalet e fundit dhe duke bërë një ndryshim në pamje. Gordana ka hequr dorë nga flokët bjond dhe i ka lyer ato të kuq. Në disa foto të publikuara prej saj shihet me flokë më të shkurtër se zakonisht dhe duket qartë që ngjyra e kuqe e bënë të duket tjetër njeri.






