Nga Shqipëria / E Hënë 3 Dhjetor 2018, 09:09

As Franca as Gjermania, ja vendi ku shqiptarët po shkojnë më shumë për të kërkuar azil

Në krahasim me muajt e parë, në shtator numri i azilkërkuesve shqiptar ka pësuar një rënie. Siç shihet dhe nga të dhënat e publikuara nga "Eurostat" në muajin  shtator në vendet e Bashkimit Europian janë regjistruar 1360 aplikime për herë të parë, nga 1635 që ishin një muaj më parë. Por pavarësisht kësaj, numri i shqiptarëve që po kërkojnë azil mbetet ende i lartë me rreth 3.7% të aplikimeve për azil në të gjithë BE-në.

Ndërsa vendet kryesore ku shqiptarët shkojnë për të kërkuar azil janë: në vend të parë Franca e cila edhe për muajin shtator kishte numrin më të lart të aplikuesve shqiptar me rreth 600 aplikime, nga 660 që ishin gjatë gushtit. Prej fillimit të vitit deri në periudhën raportuese  kanë aplikuar për azil 5,130 shtetas shqiptarë.

Në vend të dytë renditet Mbretëria e Bashkuar, ku numri i shqiptarëve që kanë aplikuar për azil gjatë muajt shtator ka qenë 235 shqiptarë. Në total vendi numëron për 9-mujorin 1605 aplikime në total.

Më e çuditshmja ka qenë që Gjermania e cila më parë shënonte vendin me më shumë shqiptar që kërkonin azil ka pësuar një rënie në muajin shtator në 130 aplikime nga 165 që ishin një muaj më pare. Gjatë këtyre muajve është vënë re një tendencë e re e shqiptarëve të cilët kanë filluar që të shkojnë në Holandë për të kërkuar azil. Kjo ka bërë që Holanda të renditet në vendin e tretë për sa i përket peshës së aplikimeve ndaj totalit të aplikimeve të shqiptarëve në vendet e BE-së.