Nga Shqipëria / E Diel 2 Dhjetor 2018, 19:07

Super lajm për shqiptarët: Vendimi i ri i Anglisë për emigrantët do ti gëzojë të gjithë

Siç dihet Londra është një nga destinacionet më të preferuar për shqiptarët dhe të shumtë janë ata që dëshirojnë që të vazhdojnë jetesë e tyre atje përgjithmonë.

Së fundmi për të gjithë ata emigrant që kanë vendosur që këtë vit të zhvendosen në Londër, Britania e Madhe ka dhënë një lajm mjaft të mirë.

Siç është raportuar Londra njoftoi se çdo qytetar me shtetësi nga ndonjë vend i Bashkimit Europian, i cili mbërrin në Britani para se zyrtarisht ishulli të dalë nga BE, në mars të 2019-ës, do të gëzojë të drejtën për të jetuar në mënyrë të përhershme në Britani.

Ky vendim ka ardhur direkt pasi kryeministrja e vendit është akuzuar për “kapitullim total” që pas largimit të Britanisë nga BE.

Tashmë kanë rënë dakord që 3.2 milionë shtetasit e BE-së që jetojnë aktualisht në Britani do të mund të jetojnë për tërë jetën e tyre në ishull. Këtu përfshihen dhe të gjithë ata shqiptarët të cilët kanë shkuar në Britani me një pasaportë greke ose italiane.

Ndërkohë e vetmja gjë që ata duhet të bëjnë është të vërtetojnë se kanë jetuar ligjërisht prej pesë vjetësh do të marrin statusin e rezidentit duke pasur akses të plotë në shkollat angleze, spitalet, sistemin e pensioneve dhe përfitimet sociale që merr çdo britanik.