Mbrëmjen e djeshme në emisionin e njohur "Shiko kush luan" ka qenë e ftuar moderatorja e njohur Lei Kraja dhe këngëtari Dren Abazi të cilët gjatë gjithë kohës kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve me ngacmimet që kishin mes njëri tjetrit.

Skëndijet e para mes dyshes filluan që në momentin që Leit iu kërkua të zgjidhte një nga djemtë e ftuar që të kërcente nën ritmet e këngës ‘Dirty Dance’. Lei zgjodhi Drenin i cili pas kërcimit I dha një puthje në faqe Leit.

Ndërsa më vonë dyshja i është përgjigjur pyetjeve të Fifit e cila ka pyetur Drenin: “Më thuaj e emrin e vajzës me të cilën ke flirtuar kohët e fundit?”.

Ai nuk është vendosur fare në vështirësi dhe ka thënë emrin e Leit.
“Këto kanë gjithë emisionin që flirtojnë me njëri-tjetrin. I kamë parë e këto dy sy”., ka shtura më pas Fifi duke shkaktuar të qeshura.





