Nga Shqipëria / E Diel 2 Dhjetor 2018, 18:06

'Është i lodhshëm', Fatma zbulon publikisht vesin më të keq të Alfios

Javë më parë moderatorja e njohur Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani bën publike lidhjen e tyre duke treguar se kishin rreth 2 vjet që ishin bashkë dhe që kanë filluar dhe bashkëjetesën.

Çifti është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh herë publikon foto dhe video ku  shfaqin publikisht dashurinë e tyre.

Së fundmi nëpërmjet një postimi në Instagram, Fatma ka zbuluar një nga veset më të këqija të tij.

“Nëse mendoni se vajzat janë të lodhshme kur bëjnë shooping, ju nuk keni parë akoma Alfion” – shkruan Fatma në foton ku pozon krahas të dashurit në një dyqan rrobash.