Nga Shqipëria / E Diel 2 Dhjetor 2018, 18:06

'Ai iku dhe unë vetëm qaja', këngëtarja shqiptare rrëfen momentin më të keq në jetë

Këngëtarja e hitit "Pres të më thërmosh" Eranda Libohova është padyshim një nga këngëtaret më të dashura shqiptare e cila gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me këngët dhe zërin e saj. Siç dihet Eranda është shumë diskrete për jetën e saj private dhe shumë pak gjëra dihen për jetën e saj intime.

Së fundmi këngëtarja ka qenë prezente në një intervistë për “Siluetë” ajo ka folur për hërë të parë për dashurinë.

“Jam plagosur një herë në jetën time. Qaja dhe dëgjoja Toni Braxton, pasi ai iku në Amerikë” – u shpreh këngëtarja.

Ndër të tjera Eranda ka folur dhe për marrëdhënien e saj me motrën e madhe Irma Libohova ku ka rrëfyer se nuk janë dhe aq të lidhura me njëra tjetrën.

“Me shoqen time  konfidohem më shumë se sa me Irmën. Me Irmën unë kam 10 vite diferencë dhe nuk e kam ndjerë që të flas për jetën time private. Flasim për shumë gjëra të tjera, mbase familjarët të shohin me syrin kritik duan të shohin të përsosur ndoshta nuk i pranojnë edhe gabimet dhe kjo ndoshta më ka bërë mua të jem më e tërhequr” – shtoi më tej Eranda.