Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Shiko kush luan" në Top Channel ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Dren Abazi, i cili u bë pjesë e lojës "Ndaje ose haje", ku iu desh ti përgjigjej pyetjeve provokuese ose duhet të hante ushqimet e tmerrshme që i ofruan.

Drenit iu kërkua që të tregonte emrin e një këngëtareje e cila është shumë komerciale dhe pavarësisht se ka shumë klikime dhe ndjekës, ai nuk do bashkëpunonte kurrë me të.

Pa hezituar dhe për të shmangur ngrënien e ushqimeve, Dreni zgjodhi të thoshte emrin e Encës, duke mos dhënë asnjë shpjegim pse.






