Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Shiko kush luan" ka qenë e ftuar prezantuesja e njohur Lei Kraja, e cila është bërë pjesë e lojërave të ndryshme. Në lojën E vërtetë apo sfidë, Lei është pyetur se: “Nëse nuk do të ishte i martuar, a do të ishte i dashuri yt Robert Berisha dhe pse?.

Lei ka habitur teksa ka pranuar që po do ta kishte të dashur, pasi partneri i saj në ‘Dance with me’ është mjaft i zgjuar dhe simpatik.

"Pse jo, Roberti është i bukur, i gjatë, ka trup, i zgjuar, kërcimtar, kështu që pse jo. Por është i martuar me një nga vajzat më seksi të showbizit shqiptar kështu që nuk do e konkurrojmë fare. Por do isha, mbase, nëse do më pranonte Roberti", u shpreh Lei.







