Nga Shqipëria / E Diel 2 Dhjetor 2018, 15:03

Edicioni i surprizave: Ardit gëzon publikun me lajmin e papritur për finalen e 'Kënga Magjike'

Javën e ardhshme pritet që të mbahet në "Pallatin e Kongreseve" netët live të spektaklit "Kënga Magjike" ku siç kanë  informuar prej ditësh pritet që të jetë një spektakël i mbushur me surpriza të mëdha. Një ndër surprizat e ka bërë publike ditën e sotme edhe vetë moderator Ardit Gjebrea, i cili ka pranuar se në këtë 20 vjetor ai do të vijë me një këngë të re.

Arditi i ka treguar publikut që në natën finale do të sjellë një këngë të re, mirëpo nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje lidhur me të.

Kujtojmë që vitin e kaluar ai erdhi në një bashkëpunim me vajzën e tij të vogël Anna, një këngë që u prit mjaft mirë nga ana e publikut.