Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të momentit që pas fillimi të emisionit të njohur "Hell’s Kitchen". Sjellja e tij agresive ndaj konkurrentëve është komentuar gjatë nga publiku dhe nga personazhet e ndryshëm.

Një nga personazhet e njohur që e ka komentuar ka qenë edhe reperi i njohur shqiptar Skerd, i cili shpërndau një video të Renatos në Instagram ku e quante atë gangster.

Së fundmi Skerdi ka vendosur që të vizitojë Renaton në restorantin e tij, mirëpo ai nuk e ka pritur aspak siç duhet. Në një foto të publikuar në Instagram nga ana e Skerdit, Renato shfaqet duke e kapur prej fyti reperin.

“Erdha mu sqaru me Renaton për gangsterllikun po ja nisi sherrit direkt”, shkruan Skerdi pranë fotos që ka shkaktuar të qeshura tek publiku.
View this post on InstagramErdha mu sqaru me Renaton per gangesterllekun po ja nisi sherri direkt ð??? @renatomekolli





