Siç dihet Gjermania për shkak të mungesës së lartë të infermierëve në vend, gjithmonë ka kërkuar persona që të jenë të interesuar të punësohen në Gjermani. Së fundmi ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn synon të financojë shkollimin e të gjithë infermierëve jashtë vendit. Në një marrëveshje të fundit e koalicionit qeverisës gjerman të partisë CDU/CSU dhe asaj socialdemokrate shënohet: në të gjithë Gjermaninë do të punësohen 8.000 infermierë. Ndërkohë kjo shifër është korrigjuar më lart, tani fjala është për punësimin e 13.000 infermierëve të rinj.

Siç raportohet për shkak të mungesës së infermierëve, në Gjermani shumë të moshuar nuk marrin kujdesin e duhur. 36.000 vende pune në infermieri janë të pazëna, 15.000 prej tyre në qendrat e të moshuarve. Akoma më urgjente paraqitet gjendja në kujdesin shëndetësor në shtëpi. Sipas prognozave, deri në vitin 2060 numri i të moshuarve që do të kenë nevojë për kujdes shëndetësor do të rritet nga 2,86 milionë aktualisht në 4,5 milionë në Gjermani.

Për këtë arsye ministri i jashtëm gjerman ka propozuar që të gjithë infermierët para se të punësohen në Gjermani të shkollohen dhe trajtohen jashtë.

“Nga komisioni parlamentar buxhetor kemi edhe marrë edhe një shumë prej 9 milionë eurosh", i tha ai një gazete gjermane në një intervistë të enjten.

Ai gjithashtu ka treguar se të gjithë ata që do duan të bëhen pjesë e kësaj nisme do të duhet ta mësojnë gjuhën gjermane që në vendime tyre të origjinës.




