Prej disa kohësh në media është përfolur se balerina e njohur Alba Hoxha dhe koreografi Alb Nako janë në një lidhje. Ndonëse të shumta kanë qenë lajmet dhe fotot që kanë qarkulluar dyshja e ka mohuar gjithmonë duke treguar se janë thjesht miq shumë të mirë dhe kolegë pune.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme teksa balerina e famshme ka qenë duke sfiluar e veshur me një fustan nusërie, Albi Nako e ka filmuar atë dhe i ka habitur të gjithë teksa është shfaqur shumë i emocionuar.

Ai ka publikuar në ‘Instastory’ disa video të Albës teksa ajo shkëlqen e veshur me të bardha dhe pranë saj ka etiketuar balerinën, duke i vendosur asaj dhe disa emoji yjesh.






