Nga Shqipëria / E Diel 2 Dhjetor 2018, 13:01

Të gjithë prisnin dasmë, por Adelina e anullon pasi merr lajmin e papritur

Disa muaj më parë, pasi këngëtarja Adelina Tahiri  bëri publike lidhjen me avokatin maqedonas, Serjoza Markov. Në atë kohë u përfol se dyshja do të bënte një dasmë e cila do të ishte madhështore dhe me praninë e shumë VIP-ave.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë dhe e ftuar në emisionin "Xing me Ermalin", këngëtarja e njohur ka zbuluar arsyen se përse ajo dhe Serjoza e anulluan dasmën e tyre.

“Vendosëm të celebrohemi për ditëlindjen e tij dhe të bëjmë dasmë për ditëlindjen time. Pas 4 ditësh pas celebrimit bëra një test shtatzënie dhe mësova që isha shtatzënë. E anulova dasmën sepse e kisha imagjinuar veten të dilja ndryshe si nuse, jo me barrë. Nuk kam asgjë kundër të jesh me barrë dhe të bësh dasmë, por unë nuk e mendova ashtu dhe vendosa ta bëj dasmën më vonë. Do e bëj dasmën por nuk e di kur”, u shpreh Adelina.