Nga Shqipëria / E Diel 2 Dhjetor 2018, 12:12

'Është një njollë në karrierën time', Jul Deda bën deklaratën e fortë kundër këtij programi humori

Ditën e djeshme në emisionin "Thumb" ka qenë i ftuar  aktori shumë i njohur i humorit Julian Deda,  i cili ka rrëfyer ndër të tjera ka rrëfyer edhe një nga periudhat më të këqija të karrierës së tij të cilën ai e cilëson si një njollë të keqe.

Bëhet fjalë për programin e humorit Grand Hotel 2 Xl i cili zëvendësoi spektaklin e njohur Apartamendi  2 Xl gjatë periudhës 2015 2016, i cili nuk rezultoi aspak i  suksesshëm.

“Çdo projekt ka ditët e errëta. Te ‘Apartamenti 2XL’ nuk ka, por te ‘Grand Hotel’ po. [E kam fjalën për kohën] kur bëmë një format tjetër. Ishte një njollë e errët në karrierën time. Për fat të mirë e kuptuam dhe e mbyllëm në kohë.”, tha Juli.

Siç dihet këtë sezon televiziv Apartamenti 2XL u zhvendos në televizionin Klan dhe ka marrë emrin Duplex.