Miss Universe Albania Trejsi Sejdini e ftuar së fundmi në emisionin Rudina tregoi se ditën e sotme ajo do të nisej për në Bangok ku do të konkurronte me 91 vajza të tjera nga e gjithë bota për kurorën e më të bukurës në botë.

Mirëpo planet nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe modelja nuk ka mundur dot të udhëtojë drejt kompeticionit të njohur. Me anë të një njoftimi në Instastory, Trejsi ka lajmëruar se për shkak të kohës së keqe udhëtimi i saj është shtyrë.

Ndërkohë fansat e saj në Tajlandë e kanë pritur Trejsin në aeroport dhe modelja i falenderon duke i bërë të ditur se për 5 orë do ketë fluturimin e radhës.





