Anxhela Peristeri është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare e cila ka tërhequr vëmendjen me këngët dhe zërin e saj të veçantë. Shumë e ndjekur dhe e pëlqyer në rrjetet sociale, Anxhela publikon shpesh herë foto nga përditshmëria e saj.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto e cila nuk është pritur mjaft mirë nga ana e publikut. Një prej fansave ka shkuar deri atje sa e ka krahasuar Anxhelën me juristen e njohur Eni Çobani.

"Mu duk si Eni Çobani kur e pashë, bo ç'jeni bërë të tëra një surrat o perëndi", i ka shkuar ndjekësja, duke mos e pritur përgjigjen e ashpër të Anxhëla Peristerit.
"Fatkeqësisht për ty që e paske kaq problem, ky është surrati im siç ma ka bërë nëna. Nëse mendon se surrati yt është më i bukur se i imi, më nxirr në gjyq te Eni Çobani meqë ngjajmë, të vendosë populli kush fiton", i është kthyer këngëtarja.





