Nga Shqipëria / E Premte 30 Nëntor 2018, 18:06

4 vite më parë ishin të pandarë, por shihni ç’bën sot Noizy kundër Seven Saraçit

Katër vite më parë kënga "Si me kon zezake" e Noizyt dhe Seven Saraçit u kthye në një nga këngët më të dëgjuara dhe të pëlqyera nga shqiptarët. Mirëpo ndonëse ata dikur ishin të pandarë dhe shiheshin pothuajse bashkë gjithmonë, siç duket marrëdhënia e tyre është prishur.

Këtë gjë e tregon më së miri një postim i fundit i Seven, i cili pyet Noizyn se çfarë problem ka me të pasi kërkon të fshijë nga ‘Youtube’ bashkëpunimin e tyre.

Përmes një e-maili ai i kanë kërkuar reperit ta fshijë këtë këngë, pasi nuk pajtohet me publikimin e këtij materiali, pra nuk pajtohet me përdorimin e emrit të tij në këtë material.

“Pas 4 vitesh, pse je zemëruar vëlla?”, shkruan Seven mbi foto duke e shoqëruar postimin me një fytyrë të qeshur.