Ditën e sotme në media u përhap me shpejtësi një video ku reperi i njohur Stresi shfaqet duke telefonuar emisionin e mëngjesit "Aldo Morning Show", ku ka deklaruar se ndodhet në burg në Fushë Krujë dhe se nuk do të mund të marrë pjesë në "Kënga Magjike".

Po ashtu ai bëri dhe një përshëndetje emocionale për të fejuarën e tij, Kejsi duke i dhënë asaj publikisht një mesazh para të gjithëve.

"Mos u dorëzo sepse do të shihemi shumë shpejt."- është shprehur Stresi, duke i dhënë publikisht një premtim personit të tij të zemrës.





