Nga Shqipëria / E Premte 30 Nëntor 2018, 17:05

Ledri blen super vilën luksoze, pamjet e saj do t’ju lënë gojë hapur

Reperi i njohur Ledri Vula është padyshim një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Këngët e tij janë mjaft të pëlqyer nga publiku dhe kapin miliona klikime në Youtube.

Reperi ndonëse është shumë i rezervuar për jetën e tij private, së fundmi është mësuar se ka bërë një super vilë në Brezovicë të Kosovës. Sipas ‘Iconastyle.al’, Ledri ka blerë një shtëpi që kushton plotë 200 mijë euro dhe është në një nga zonat më të pëlqyera dhe të bukura në Kosovë.

Këto shtëpi prej druri janë në një nga lagjet më të njohura në Brezovicë ku jetojnë dhe shumë emra të tjerë të njohur.