Një burrë nga India ka shkokuar së fundmi të gjithë mediat botërore, pasi ka pranuar se është martuar me 13 gra dhe të gjitha janë shtatzënë në të njëjtën kohë.

Siç dihet në vendin e tij është e ligjshme që një mashkull të ketë më shumë se një grua, mirëpo fakti që ato të jenë të gjitha në pritje të një fëmije është konsideruar si diçka e pazakontë dhe mund të futet në rekordin Guines.

Siç shprehen mediat e huaja grat e tij janë shumë të lumtura dhe të gjitha shkojnë mjaft mirë me njëra tjetrën. Ata jetojnë së bashku si një familje e lumtur dhe gjithmonë kujdesen për mirëqenien e njëri tjetrit, ndërkohë që vetë burri pritet që shumë shpejt të bëhet baba i 13 fëmijëve.





