Pak javë na ndajnë nga netët live të edicionit të sivjetshëm të "Kënga Magjike". Ndërkohë që përveç prezantimit të këngëve që do të konkurrojnë për çmimin e parë, faqja zyrtare e 'Kënga Magjike' ka lajmëruar se edhe biletat tashmë kanë dal në shitje.

Përveç kësaj së fundmi stafi i spektaklit ka lajmëruar se këtë vit do të sjell dhe një risi tjetër e cila do ti pëlqej shumë publikut.

"Këtë 20-vjetor, festivali "Kënga Magjike" sjell një risi teknologjike. Për herë të parë në Shqipëri Livestream në VR. Mund të përjetoni emocionet e skenës edhe nga shtëpia nëpërmjet realitetit virtual. Në këngamagjike.com, tvklan.al dhe në ëelcomealbania.com"- shkruhet në njoftimin zyrtar.






