Reperi i njohur Stresi prej disa javësh ndodhet në burg, pasi u arrestua në një hotel në Tiranë pasi iu gjete një sasi kokaine dhe një armë pa leje. Në një deklaratë që bëri përpara disa kohësh, Stresi tha se nuk do të dal përpara Gjykatës, pasi nuk ka besim tek drejtësia shqiptare.

Që prej asaj kohe ai nuk ka reaguar më ndonëse në profilin e tij në ‘Instagram’ e fejuara e tij Kejsi ka publikaur vazhdimisht postime.

Mirëpo së fundmi i ka habitur të gjithë teksa ka bërë një telefonatë të papritur në emisionin e mëngjesit Aldo Morning show.

"Live nga burgu i Fushë-Krujës. Arkimed Lushaj nga burgu i Fushë-Krujës"- ka thënë reperi duke habitur Aldon, i cili i tha se në fakt mendonte se Stresi ndodhej në burgun e Tiranës. "Janë 450 të burgosur që po presin këtë telefonatën dhe po ju shohin live tani. Po qesh i gjithë sektori. Kam ardhur këtu për tu rehabilituar pak. Ndihem shumë mirë këtu. Gjithmonë djali i prapë, por djali me shpirt të mirë. Mora thjesht për të dëgjuar zërin dhe për t'ju thënë jeni shumë të mirë dhe më mungoni këtu ku jam."- është shprehur Stresi.




