Këngëtarja shumë e dashur për publikun Adelina Tahiri që pas martesës me biznesmenin Serjoz Markov, është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave dhe kjo pas moshës së madhe të burrit dhe origjinës së tij maqedonase.

Mirëpo ndonëse të gjithë mendonim se ai është maqedonas, së fundmi e ftuar në emisioni "Xing me Ermalin", Adelina ka zbuluar për të gjithë publikun se Serjoza është me origjinë korçare.

Në promon e emisionit të publikuar nga Ermal Mamaqi, moderatori e pyet me humor Adelinën se nëse burri di të bëjë lakror meqë është korçar. Ndër të tjera ajo ka folur dhe për familjen e saj dhe ardhjen në jetë të djalit Jon.





