Nga Shqipëria / E Premte 30 Nëntor 2018, 12:12

Miliarderi iranian pendohet, i kërkon publikisht Morenës të kthehet me të

Që pasi këngëtarja Morena Taraku i dha fund lidhjes me miliarderin iranian është kthyer në një nga personazhet më të komentuara në media. Lidhja e tyre, por edhe ndarja u shoqëruar me një serë lajmesh dhe deklaratash të forta nga ana e çiftit, të cilët treguan se ndarja e tyre nuk ishte aspak e paqtë.

Mirëpo, ndonëse vetë Morena ka treguar se s’do të ketë më punë me Sashan dhe madje e fshiu dhe tatuazhin që kishte bërë për të, miliarderi së fundmi ka treguar se është penduar shumë për ndarjen nga këngëtarja shqiptare.

Ai ka publikuar një video në ‘instastory’ ku shihet duke filmuar pamjen nga një hotel në Stamboll, ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga ‘Amore’ e Morenës. Ka mjaftuar kjo dhe të gjithë fansat kanë aluduar se ai po i lutet Morenës për një rikthim.