Prej disa javësh në media është komtuar gjatë lidhja e reperit Fero me modelen super seksi Arbenita Ismajli. Ndonëse dyshja ende nuk e ka pranuar publikisht, ata janë fotografuar shpesh herë bashkë, dhe madje kanë publikuar foto ku shfaqen së bashku.

Mirëpo Fero nuk i ka rezistuar dot bukurisë së Arbenitës dhe së fundmi ja ka shprehur publikisht dashurinë përpara miliona ndjekësve.

Në një foto të publikuar së fundmi nga Arbenita në Instagram, Fero i ka lënë një koment mjaft romantik, duke treguar se është çmendurisht i dashuruar pas saj.

"I gjithë universi në një foto"- i shkruan reperi, të cilit ajo ja ka kthyer: "Më mungon që tani."






