Nga Shqipëria / E Enjte 29 Nëntor 2018, 19:07

E zë gjumi teksa i jepte makinës, këngëtarja shqiptare shpëton për një qime

Këngëtarja e njohur shqiptare e hitit "Dashni", Lori është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar, këngët e së cilës janë kthyer në hite. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin Prive ku ka rrëfyer se zakonisht kur niset për koncerte udhëton vetëm.

Mirëpo gjatë një udhëtimi asaj i ka ndodhur një situatë mjaft e frikshme pasi atë e ka zënë gjumi, teksa i jepte makinës.

“Disa herë e kam zënë veten për pak ta puçisja kamionin. Më merrte gjumi dhe për pak të aksidentohesha”, ka thënë Lori.