Nga Shqipëria / E Enjte 29 Nëntor 2018, 18:06

E masakruan për shqiponjën që bëri në Athinë, Era Istresi u mbyll gojën grekëve

Ditën e djeshme, dy motrat Istrefi Nora dhe Era, e festuan ditën e pavarësisht në Greqi ku dhe publikuan një foto ku bënin shqiponjën me duar në Akropol të Athinës. Fotoja e tyre u përhap me shpejtësi në media dhe komentet e fansave grek nuk ishin aspak të mira për dy këngëtaret.

Disa prej tyre e akuzuar Erën se po bënte një veprim provokues dhe disa të tjerë i kërkuar asaj që të zhdukej nga Greqia. Mirëpo vetë këngëtarja u ka kthyer një përgjigje të gjithë komenteve negative.

"Ndodhi që unë të jem këtu në një udhëtim biznesi, unë po festoj ditën e Pavarësisë së Shqipërisë këtu. Unë jam një artiste dhe jo një politikane. Unë i dua të gjitha vendet dhe dëshiroj paqen për të gjithë. Këtu ka vetëm dashuri dhe respekt për ju dhe vendin tuaj të bukur. Le të qëndrojmë së bashku, të mos lejojmë asgjë dhe asnjeri të hyjë mes nesh, njerëzve në të gjithë botën. Paqe."- ka shkruar ajo.