Nga Shqipëria / E Enjte 29 Nëntor 2018, 17:05

Zbulohet çifti më i ri i showbizit: Dj Sardi në lidhje me moderatoren shqiptare

Pak javë më parë në media u bë publik lajmi se Dj i njohur shqiptar Sardi dhe balerina e Tv Klan, Jora Hodo i dhanë fund lidhjes pasi ajo kishte përfituar një kontratë pune në Amerikën Latine.

Mirëpo  pa kaluar shumë kohë nga ky lajm, duket se Sardi ka nisur një histori tjetër dashurie me moderatoren shqiptare.

Bëhet fjalë për Jonida Vokshin, që sipas ‘Iconastyle’ prej muajsh është në një lidhje dashurie me Sardin. Ndonëse ata kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë gjërat mes tyre po bëhen serioze pasi dyshja është parë në një lokal në Tiranë së bashku me nënë e Jonidës.