Nga Shqipëria / E Enjte 29 Nëntor 2018, 17:05

Jeton në mjerim të plotë me 4 fëmijë, historia e nënës nga Bulqiza do t’ju përlot

Historia e familjes Gjikola ka prekur së fundmi të gjithë publikun shqiptar. Nëna së bashku me 4 fëmijë jetojnë në mjerim të plotë në fshatin Sopot të Bulqizës. Familja jeton vetëm me një shumë prej 100 mijë lekë të  vjetra në muaj në një shtëpi të rrënuar dhe të pabanueshme.

Për "Top Channel", nëna e 4 fëmijëve Malvina Gjikola ka rrëfyer mes lotësh vështirësitë që haste çdo ditë për të rritur fëmijët, që pas vdekjes së bashkëshortit të saj, i cili ndërroi jetë nga një sëmundje e keqe.

Siç shihet dhe nga pamjet shtëpia e tyre është e rrënuar dhe e pabanueshme pasi i gjithë shiu që bie jashtë futet tërësisht brenda. Ndërsa ditët e dimrit bëhen edhe më të vështira për 4 vogëlushet dhe nënë e tyre.

Ndërkohë që festat e fundvitit po afrojnë 4 fëmijët gjithçka që dashurojnë për festat është një shtëpi ku të jetojnë si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.