Ditën e sotme këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, nëpërmjet një postimi në Instastory ka kërkuar llogari ndaj Albërie Hadërgjonaj duke e pyetur atë se çfarë ka bërë që i ka vajzat kaq të bukura dhe simpatike.

“Ça është puna me familjen tuaj o yje? Ku i keni bërë këto fëmijë si me porosi nga katalogu? Ja urdhëro shiko profilet e të tjerëve”, shkruan këngëtarja teksa bën tag edhe Alban dhe Beatrix Ramosajn.

Më pas ajo ka rrëfyer se motra e Anxhelinës, Agnesa është një kopje e modeles me famë botërore Kendell Jenner.

“Anxhelina, motra jote duket si një version më i mirë i Kendall Jenner”, shkruan këngëtarja.






