Në këto ditë të rëndësishme për Shqipërinë, "Bashkimi Europian" ka dhënë një super lajm për vendin tonë.

Ditën e sotme nëpërmjet një postmi në 'Twitter' kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka lajmëruar se PE i ka mbështetur rekomandimit për çeljen e negociatave për në BE.

Në këtë mënyrë Parlamenti Europian ka votuar pro raportit të vitit 2018 për integrimin e Shqipërisë në BE. Ky raport është hartuar nga ana e eurodeputeti Kunt Fleckenstein.

“Parlamenti Europian ka votuar me 459 vota pro në favor të raportit të vitit 2018 për Shqipërinë. Ky raport mbështet plotësisht rekomandimet e Komisionit Europian që lejon hapjen e negociatave në njohje të përpjekjeve për zbatimin e reformave të bëra nga Shqipëria”, shkruan Balla.




