Nga Shqipëria / E Enjte 29 Nëntor 2018, 15:03

E pazakontë: Deputetja kanadeze uron në shqip Pavarësinë në mes të parlamentit

Si asnjëherë më parë një parlament i huaj ka uruar Shqipërinë për festat e 28 dhe 29 nëntorit. Ka qenë deputetja, Julie Dabrusin, e cila ditën e mërkur me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë ka mbajtur një fjalim për rendësin e 28 nëntorit për shqiptarët, ku dhe në fund të fjalimit të saj ka folur në shqip.

“Sot është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë”, – tha deputetja Dabrusin duke shtuar: “Pas 5 shekujsh nën pushtimin e Perandorisë Osmane, Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912. Në këtë ditë, shqiptarët ngritën flamurin në Vlorë, ditë e cila prej atëherë njihet si “Dita e Flamurit”, – tha ajo Në fund ka uruar shqiptarët “Gëzuar Festën e Pavarësisë!”