Prej disa javësh ka filluar prezantimi i këngëve pjesëmarrëse në festivalin e njohur "Kënga Magjike" në të cilin shumë artist të njohur të ekranit do të garojnë për të fituar çmime të ndryshme dhe vendin e parë.

Ditën e sotme në faqen zyrtare të këtij spektakli ka dal lajmërimi se kur do të mbahen netët gjysë finale dhe finalja e madhe në Pallatin e Kongreseve.

"Ne Pallatin e Koncerteve, ne datat 5 dhe 6 dhjetor janë netet gjysmefinale te Kenga Magjike, edicioni 20-te. Data 8 dhjetor do te jete edhe finalja e madhe e Festivalit. Biletat i gjeni prane Pallatit te Koncerteve."- është njoftuar në rrjetin social instagram.





