Nga Shqipëria / E Enjte 29 Nëntor 2018, 14:02

22-vjeçarja nga Fieri që la gojë hapur rrjetin, bën shqiponjën me 36 mijë gozhda

Në këto ditë festash të gjithë shqiptarët janë duke festuar në mënyra të ndryshme dhe në çdo vend mbizotëron ngjyra kuq e zi. Një vajzë 22-vjeçare për Ledia Sula nga Fieri ka habitur së fundmi të gjithë publikun, teksa ka treguar se ka realizuar shqiponjën dykrenare me gozhda.

Në postim që ajo ka publikuar së fundmi në Facebook është bërë viral në të gjithë rrjetin pasi simbolin e flamurit kombëtar me 36 mijë gozhdë. Përmasat e punimit janë 70×50 cm, ndërsa i është dashur më shumë se dy muaj për ta realizuar.

“Punimi më me dashuri që kam punuar ndonjëherë, pasi i dedikohet pikërisht flamurit më të bukur në botë. 36000 gozhdë që shënjojnë pikërisht çdo një prej sakrificave të vazhdueshme ndër shekuj të shqiptarëve për të patur kombin që kemi ne sot. Një punim i cili ka zgjatur për më shumë se 2 muaj për t’u realizuar, kur shpesh nata bëhej ditë pa e kuptuar, megjithëse do doja ta mbaja në dhomën time, kam vendosur ta ofroj për të gjithë ata që mund të jenë të interesuar. Gëzuar 28-29 Nëntorin! Për një Shqipëri të begatë!", ka shkruar ajo në postim.