Nga Shqipëria / E Enjte 29 Nëntor 2018, 13:01

'Unë jam shqiptar', De Biasi bën deklaratën e papritur në mes të emisionit

Gianni De Biasi është padyshim një ndër trajnerët më të njohur dhe më të dashur për shqiptarët. Ai mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin "Soriee" me Jonida Shehun ku ka emocionuar të gjithë shqiptarët me deklaratën e fortë.

Ndërkohë që gazetari Marin Mema, i ka thënë se në Itali ka gjetur arbëresh me mbiemrin De Biasi, ish trajneri tha se edhe ai është shqiptar.

Kujtojmë se De Biasi gjithmonë ka folur me fjalë shumë të ngroha për vendin tonë dhe pak kohë më parë në një intervistë për një media italiane ai u shprehë: "Është një flamur, një popull që shkon përtej kufijve të Shqipërisë sepse shqiptarët janë kudo me entuziazmin dhe dashurinë e tyre për atdheun".