Nga Shqipëria / E Enjte 29 Nëntor 2018, 13:01

Doni të punoni në Gjermani? Ja kriteret dhe profesionet që kërkohen sipas ligjit të ri

Sipas një lajmërimi të fundit nga ana e  redaktorit të "Deutsche Welle", Bahri Cani, ekonomia gjermane është në kërkim të fuqisë punëtore. Në një lidhje për Fax News, ai ka folur më shumë për ligjin e ri të punësimit të të huajve në Gjermani. Ai ka treguar se 78%e mjekëve të cilët kërkojnë që të largohen nga Shqipëria për një punë në Gjermani, do tu duhet të qëndrojnë atje për 6 muaj dhe më pas të kërkojnë për një kontratë pune.

Po ashtu u sqarua se deri tani mundësi më të lartë për tu punësuar kanë pasur kryesisht personat e diplomuar, por ndryshe nga më parë, sipas Canit edhe personat pa diplomë mund të punësohen.

“Na vjen shumë keq që dëgjoj këta të dhëna që 78% e mjekëve kërkojnë të largohen, është një katastrofë në vetvete, mbase Gjermania i realizon ëndrrat e tyre. Gjermani po bën kornizën ligjore, projektligji kalon në datën 19 dhjetor dhe miratohet në janar-shkurt. Përveç pagave të larta nuk fitojnë asgjë tjetër”, u shpreh ai.

 “Gjatë afatit 6 mujor personat mund të kërkojnë punë pa asnjë pengesë ligjore. Kontrata ligjore varen nga kërkesat që kanë, në 6 vite ata përfitojnë qëndrim të përhershëm. Ekonomia ka nevojë, duhet të financojë edhe në plotësimin e vendeve boshe.

Profesionet më të kërkuara janë mjekët, infermierët, përkujdesi për të moshuarit dhe IT-ja, në fushat e zejes apo edhe punëtorët. Ministria e Punës do formojë një indicie me profesionet që kërkohen.

“Nuk është publike cilat janë  profesionet që janë në kërkim, se ende nuk është miratuar ligji, kur të miratohet ligji do të bëjnë publike edhe listën e profesioneve. Në Gjermani mund të jetoni shumë mirë, por nuk është aq lehtë të kursesh lekë. Nuk janë kushtet aq të mira sa flitet, por për njerëzit që nuk kanë asnjë shpresë tjetër, është rasti i mirë”, theksoi ai.