Vogëlushi i quajtur Jase, ka përlotur së fundmi gjithë rrjetin pas letrës prekëse që i ka shkruar të atit që nuk jeton më. 7-vjeçari katër vite më parë ka humbur babain e tij, dhe së fundmi në ditën e tij të lindjes ka vendosur ti shkuaj atij një letër dhe ta dërgojë atë në parajsë.

Ai e futi letrën në një zarf dhe sipër tij shkroi: "Zoti postier, a mund ta dërgosh këtë letër në qiell për ditëlindjen e babait tim? Faleminderit.”

Shërbimi postar është prekur jashtëzakonisht shumë nga kjo letër dhe i ka dërguar një përgjigje prekëse 7-vjeçarit.

"Kjo ishte një sfidë e vështirë pasi duhet të shmangim yjet dhe objektet e tjera galaktike në rrugën drejt qiellit. Sidoqoftë të jesh i sigurt që kjo letër e rëndësishme është dërguar."

Ai është gëzuar pa masë nga kjo përgjigje, ndërsa nëna e tij në Facebook ka shkruar: "Unë në fakt nuk mund ta përshkruaj se sa i gëzuar është ai duke e ditur që babai i tij e mori letrën.".




