Ndërkohë që të gjithë ditën e djeshme po festonin ditën e Pavarësisë, në familjen e Miriamit dhe Albanit po festoheshin dy gëzime. E vogla Ameli ka festuar ditën e djeshme 3 vjetorin e saj të lindjes në një festë madhështore të organizuar nga prindërit e saj.

Ka qenë si fillim Miriami ajo që ka publikuar një foto ku së bashku me Albanin dhe Amelin shihen të veshur kuq e zi, teksa frynë qirinjtë e tortës së madhe.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës tonë ” – shkruante Miriami.
Ndërkohë që edhe Albani krahas urimit për Amelin ka uruar edhe të gjithë shqiptarët për festën e flamurit.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Gëzuar Shqipëri” –përfundon Albani.






