Nga Shqipëria / E Enjte 29 Nëntor 2018, 12:12

E akuzuan se harroi Pavarësinë, Rita Ora bën urimin më emocionues

Ditën e djeshme të gjithë personalitetet e njohur në vendin tonë kanë uruar nëpërmjet postimeve të ndryshme Festën e Flamurit për të gjithë shqiptarët. Një ndër tyre ishte edhe këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, e cila nëpërmjet një videoje emocionoi të gjithë fansat shqiptar.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

ð??ð?¼Urime dita e flamurit ð??¦ð??± me shumë dashuri ♥️ð??¤ Happy Independence Day Albania! All my love xxx

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Mirëpo, ndonëse të gjithë aluduan se këngëtarja tjetër me orgjinë shqiptare, Rita Ora, kishte harruar festën e 28 nëntorit dhe nuk do bënte asnjë urim, ajo i ka surprizuar të gjithë teksa ka uruar në shqip të gjithë shqiptarët.

Rita postoi në profilin e saj në Twitter një video ku shfaqet e veshur kuq e zi duke kërcyer vallen e shotës. Këto pamje janë shkëputur nga koncerti që ajo mbajti në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Urime 28 nëntori”, ka shkruar këngëtarja e famshme në shqip pranë postimit të saj.