Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Nëntor 2018, 18:06

Për herë të parë, Seldi tregon arsyen e vërtetë të ndarjes nga Mimoza

Në fillim të spektaklit "Dance with me", këngëtari i njohur Seldi pranoi publikisht se ai dhe Mimoza Shkodra i kishin dhënë fund fejesës së tyre vetëm pak muaj pasi e bënë publike.

Ndonëse ata kanë preferuar që ta mbajnë këtë gjë larg publikut, nuk kanë mundur ti shpëtojnë pyetjeve të ndryshme të mediave dhe të publikut, të cilët gjithmonë kanë qenë kurioz të zbulonin se përse dyshja u nda.

Seldi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin "Thumb" ku për herë të parë ka folur për arsyet  e ndarjes. Në promon e emisionit ai ka thënë: “Ne të dy nuk e bëmë veten deri në atë pikë, saqë të bëheshim me fëmijë dhe ta lenim fëmijën rrugëve”.