Ditën e sotme, në 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë përveç personazheve të njohur edhe shumë media të huaja e kanë uruar vendin tonë për ditën e flamurit. Një ndër urimet më special ishte jo e gazetës zvicerane Blick.

"Shqipëria sot feston ditëlindjen e 106-të”.- shkruhet në gjuhën gjermane mbi foton e një shqiptari të veshur kuq-e-zi.

Ndërsa në një postim në Instagram ata kanë shkruar në gjuhën shqipe: “Gëzuar ditën e flamurit”.




