Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Nëntor 2018, 18:06

Shifra të frikshme: Shqiptarët heqin dorë nga fëmijët, vendi me lindshmërinë me të ulët në BE

Nga viti në vit në vendin tonë po vihet gjithnjë re ulja e fertilitetit. Gratë po lindin më pak dhe ekspertët po ngrenë alarmin duke treguar se vendi jonë ka shifrat më të ulëta të fertilitetit.

Sipas disa të dhënave të publikuara së fundmi numri i fertilitetit në Shqipëri ka rënë që prej vitit  2013. Në 2017-n norma mesatare e fertilitetit ishte 1.48, nga 1.54 që ishte një vit më parë. Kjo normë ishte dhe më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian në 2016-n. Lindjet mesatare për grua në Bashkimin Europian ishin  1.6. Kjo normë varion nga 1.94 lindje në Francë deri në 1.4 në Spanjë dhe në Itali.

Gjithashtu këto të dhëna kanë treguar që qarqet më lindshmëri të ulët janë Vlora me 1.2 lindje për grua, Korça dhe Gjirokastra me 1.3 lindje për grua, Shkodra dhe Tirana me 1.4 lindje për grua, Fieri me 1.5 lindje.

Ndërsa qar  qet që kanë të njëjtën lindshmëri me atë të Bashkimit Europian janë Durrësi, Berati dhe Elbasani. Ndërsa Lezha ka një mesatare prej 1.8 lindje për grua.