Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Nëntor 2018, 16:04

Kryebashkiaku i Pukës e thërret me urgjencë në spital, doktori shpërthen në lot pas asaj që shikon

Ditën e sotme kirurgu i njohur i spitalit të Pukës, doktor Dode Boci, është përballur me një të papritur teksa kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj e ka thirrur me urgjencë që të vijë në spital. Gjonaj i ka thënë doktorit se një i afërm i tij duhet të vizitohet dhe për këtë arsye duket që të vinte në spital

Boci ka mbërritur me shpejtësi në spital, teksa kur është futur brenda është përballur me një surprizë të madhe nga kolegët dhe nga vetë kryebashkiaku.

Ata i kishin përgatitur një surprizë për 65 vjetorin e lindjes. Doktori është përlotur nga kjo surprizë e papritur duke thënë se do të vijojë punën e tij për aq kohë sa të kishte shëndet.