Së fundmi Ministria e Brendshme Gjermane ka ndërmarrë një nismë për të ulur numrin e azilkërkuesve në vendin e tyre. Sipas tyre, si fillim ministria i ka premtuar pagimin një viti qira për të gjithë ata azilkërkues që do pranojnë të kthehen vullnetarisht në vendin e tyre.

Fushata promovon një fushatë riatdhesimi, ku ju jep mundësi të gjithë azilkërkuesit që të aplikojnë deri në datën 31 dhjetor për tu rikthyer në atdhe.

Të kthyerit do të marrin ndihmë për strehim në formën e mbështetjes për qira, ndërtim apo rindërtim, ose për pajisjet bazë si kuzhina apo tualete, me shumën maksimale që mund të shkojë në 3.000 euro për një familje, apo 1.000 euro për një person.

Ndërkohë sipas mediave gjermane të gjithë ata që do të duan të kthehen në vendlindjen e tyre para se të përfundojnë procedurat do të marrin deri në 1.200 euro, ndërsa ata që vendosin të kthehen brenda periudhës së përcaktuar, pas refuzimit të kërkesës për azil, mund të marrin 800 euro.




