Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Nëntor 2018, 15:03

Pak para lindjes, Mozzik dhe Loredana zbulojnë gjininë e bebit

Prej muajsh në media është përfolur se këngëtarja  e njohur Loredana dhe Mozzik janë në pritje të fëmijës së parë. Ndonëse vetë çifti ende nuk ka pranuar publikisht këtë lajm, në media kanë qarkulluar foto, ku Loredana shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Mirëpo edhe pse ajo është munduar që gjithmonë të tregohet diskrete, duke mos publikuar foto shumë, nëpërmjet postimeve të ndryshme ka treguar se mezi pret që të bëhet nënë.

Së fundmi, Loredana nëpërmjet një postimi në Instastory ka zbuluar gjininë e fëmijës që po prêt. Në foto shihet një nënë dhe vajza e saj dhe pranë saj shkruhet: "Vajza e një nëne të mirë bëhet nëna e një vajze të mirë."- ka shkruar ajo mbi foton ku shfaqet një nënë me të bijën e saj, duke lënë të kuptohet se do të lindë një vajzë.