Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Nëntor 2018, 14:02

E trishtë: Shqiptarët përçmuesit më të mëdhenj në Europë ndaj të varfërve

Sipas një sondazhi të kryer së fundmi nga ana e "Komisionit Europian" në lidhje me mbështetjen dhe përjashtimet sociale. Ky artikull është publikuar së fundmi nga "Monitor" dhe në të vihet re se ndonëse vendi jonë renditet si një nga vendet me të ardhura më të ulëta për frymë në Europë, është vendi që e shikon më me përçmim varfërinë.

Në këtë artikull njëzëve kanë rënë dakord me pohimin: Disa njerëz më shohin me përcmim për shkak të situatës në punën ose të ardhurat, dhe shqiptarët kanë qenë ata që kanë dhënë përgjigjen që I ka habitur të gjithë.

33%  e popullsisë që është një shifër shumë e lart ka rënë dakord se janë pro këtij pohimi dhe se ndihen të diskriminuar për shkak të punës dhe të të ardhurave. Pas Shqipërisë renditet Rumania me 27%. Ndërkohë vende që nuk e kishin aspak kompleks këtë gjë ishin Suedia, Spanja, Sllovakia.