Modelja dhe këngëtarja shumë e dashur për publikun Afërdita Dreshaj është padyshim një ndër personazhet që tërheq më shumë vëmendjen e mediave dhe të publikut. Pak muaj më parë, ajo kurorëzoi dashurinë e saj me sportistin çek Jakub Kindl në një ceremoni madhështore në Miami.

Së fundmi, modelja ka qenë e ftuar në emisionin e njohur ‘VIP Club’ ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj. Afërdita tregoi se para se ajo të bëhej e famshme ka punuar punë të thjeshta si gjithë njerëzit e tjerë.

"Puna ime e parë ka qenë si shitëse në një dyqan.", ka treguar Afërdita para kamerave.





