Në ditën e tyre të dasmës, një çift ka vendosur që të pagojë një fotografe, e cila kishte si detyrë që të kapte momentet më të bukura gjatë ceremonisë martesore. Mirëpo ajo jo vetëm që nuk fotografoi asgjë, por madje arriti të prishte gjithë dasmën e dyshes.

26-vjeçarja, Katerine Mehta me profesion fotografe dhe modele prishi gjithë dasmën e çiftit, pasi në vend që të bënte fotografi u kap mat duke bërë seks me një nga të ftuarit.

Pas kësaj ngjarje shokuese, rojet i kanë kërkuar 26-vjeçares që të largohet, mirëpo ajo ka shpërthyer në të shara kundër gjithë dasmorëve dhe madje ka shkuar deri atje sa dhe ka urinuar në një nga pemët që ndodheshin në oborr.

Pas shpërthimit të saj të papritur, çifti vendosi të thërriste policinë që arrestoi fotografen e cila vazhdimisht i kërcënonte ata se do u vriste familjen.




