Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Nëntor 2018, 12:12

Vesa ti je? Këngëtarja bën ndryshimin e madh në pamje dhe s’keni për ta njohur

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Vesa Luma, siç dihet prej vitesh ka ruajtur të njëjtin look, ku dallojnë flokët  e saj të gjatë bjond. Ditën e sotme e rastin e Pavarësisë së Shqipërisë, Vesa ka zgjedhur që të uroj  të gjithë fansat e saj, nëpërmjet një postimi ku shfaqet e veshur me kostum popullor shqiptar.

“Urime festën e 28 nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen!” – shkruan Vesa Luma.

Mirëpo ajo që ka rënë në sy ka qenë ndryshimi i madh që këngëtarja ka pësuar në pamje. Vesa ka vendosur që të heq dorë nga ngjyra bjonde në flokë dhe ti lyej ato ngjyrë rozë që e tregojnë atë shumë më ndryshe.